MENU
klinika

Energjia me kursim

Rama tregon “sekretin”: Delegacionet e huaja në Kryeministri nga holli deri tek unë i pres me dritë celulari!

05.11.2022 - 20:18

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje sërish për kursimin e energjisë elektrike. Teksa ishte në një takim në Lushnjë, ai mori edhe një shembull nga Kryeministria, ku tregoi se kur vijnë delegacionet e huaja priten me dritë celulari.

Ndërkohë ai vijoi sulmet ndaj opozitës dhe mediave, duke i quajtur një virus për vendin, që financohen nga Rusia.

“Si mund ta bëjë këtë një qeveri shqiptare. Këtë e bën vetëm ai soji që ju thashë, ai soji i ulët që e ka ndjekur nga mbrapa Shqipërinë. Ka ndryshuar vetëm emrin. Nuk quhet Haxhi quhet Ilir, nuk quhet Qamil, quhet…. Mos t’ja përmendim fare emrin këtij tjetrit. Koa do ta tregojë, por zakonisht këto të mijat dalin.

Sepse kur thoja unë o Lulzim ndahu nga ata të dy jo ai. Tani ai iku këta të dy këtu. Nuk i ndahen që nga viti 1912. Edhe thonë tani s’ka luftë. Këtë thotë edhe Putini. Nuk ka luftë. Edhe thonë hajde çohuni të rrëzojmë qeverinë. Por keqardhje pë rata që i shkojnë pas. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë çdo familje nga ajo arma që futet në derë bashkë me çmimin e energjisë.

Tek fatura e energjisë keni një fashë aty që shkruan e kuqe. Ju do të paguani vetëm 20 % të atij çmimi, ndërsa 80 % u’a paguajmë ne. Dje bëra llafe në Tropojë. Kishte lënë dritat ndezur. Sot i njëjti muhabet, dritat ndezur.

Po fiki mor vlla se kur vijnë këto delegacionet e huaja në kryeministri, në darkë, nga holli deri tek unë me dritë celulari. Nuk po bëj shaka. Normal kemi marrë një zotim që të ulim…

Sepse nuk e kursejmë do të na mungojë. Shyqyr që një pjesë e njerëzve e kanë kuptuar këtë gjë. Bëni kujdes. Kur hapni lajmet vini maskë, që të kujtoheni që këtu ka virus”, u shpreh Rama.