MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Tirana rrëmben kreun, Besëlidhja merr trajnerin e Kombëtares

05.11.2022 - 21:30

Ka startuar sot java e 4-t e Superligës në basketboll për meshkuj. Ekipi i Tiranës fitoi me lehtësi 94-75 ndaj Apolonisë, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”. Fitore e lehtë për bardheblutë, që në fushën e tyre nuk zhgënjyen ndaj rivalëve fierakë, që sot nuk dhanë atë që pritej.

Tirana u shkëput gradualisht nga perioda në periudhë, për të krijuar diferencën më të madhe në 10-minutëshin e tretë. Lojtari më i mirë në fushë për kryeqytetasit në këtë sfidë ishte Hysenagolli me 17 pikë e 21 rebound, ndërsa Bonner me 18 pikë ishte shënuesi më i mirë për Tiranën.

Ndërkohë, nesër do të luhen sfidat e tjera të Superligës. Skuadra e Besëlidhjes, fituese e Kupës së Federatës dy muaj më parë, ka ndryshuar trajner. Artan Terihati ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore dhe është zëvendësuar nga Afrim Bilali. Ky i fundit është edhe trajner i kombëtares së meshkujve.

Superliga-Meshkuj, java e 4-t

Tirana – Apolonia, 94-75

Teuta – Vllaznia, 6 nëntor

Besëlidhja – Kamza Basket, 6 nëntor

Renditja: Tirana 9 pikë, Apolonia 8 pikë, Teuta 7 pikë, Besëlidhja 6 pikë, Kamza Basket 5 pikë, Vllaznia 4 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN