“Midis luftës dhe paqes”, me autor Engjull I. Berisha, është monografia që u promovua sot në Qendrën “Bogdani Polis” në Prishtinë.
Ky libër, sipas Ministrisë së Kulturës, flet për veprimtarinë e shoqatës shqiptare “Nënë Tereza” në Zvicër, shoqatë kjo që është marrë me aktivitete humanitare në ndihmë të shqiptarëve duke nisur nga vitet e 90-ta, aksione këto të cilat sipas tyre frymëzoheshin nga jeta dhe vepra e të shenjtës Nënës Terezë.
Në promovim ishte ehe i pari i Kulturës, Hajrulla Çeku, përfaqësuesi i Presidencës, Vehbi Miftari, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, Imzot Don Lush Gjergji, përfaqësues të shoqatave humanitare, akademik e profesorë të Republikës së Kosovës.
Ministri Çeku në fjalën e tij hyrëse theksoi se është i lumtur që po përurohet një libër i tillë që dokumenton punën dhe angazhimin e Shoqatës Humanitare Shqiptare “Nënë Tereza”.