Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ditën e sotme, tre personat e arrestuar, lidhur me sasinë e kokainës të kapur në Portin e Durrësit, tre ditë më parë. Gjykata ka vendosur 45 ditë burg për shtetasit Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdara. Policia gjeti më 3 nëntor, pas një kontrolli në një kontejner të ardhur nga Ekuadori 33.5 kg kokainë.
Një ditë më pas, policia informoi se ka vënë në pranga Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, Alban Naziraj, 48 vjeç, banesë në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik” dhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.
Ndërsa pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj është shpallur në kërkim.