MENU
klinika

Basketboll Femra

Rivalitet, 3 skuadra ndajnë kreun mes tyre

06.11.2022 - 19:09

Sërish tri skuadra qëndrojnë në krye të renditjes së Superligës në basketboll për femra edhe pas ndeshjkeve të javës së 4-t. Skuadra e Flamurtarit fitoi pa probleme 83-49 në fushën e Elbasanit, në një ndeshje pa shumë rivalitet.

Për vlonjatet u dallua Ikete me 37 pikë e 13 rebound. Pa probleme fiton edhe Partizani, që mundi 115-41 Barleti Basket në derbin kryeqytetas. Një ndeshje që ishte si një stërvitore për të kuqtë, ku u dalluan Hasani me 25 pikë e Jace me 23 pikë. Në total, 7 lojtare të Partizanit realizuan mbi 10 pikë. E lehtë edhe fitorja e Tiranës në Shkodër ndaj Vllaznisë, me shifrat 91-66.

Kategoria e Parë-Femra, java e 4-t

Elbasani – Flamurtari, 49-83

Vllaznia – Tirana, 66-91

Barleti Basket – Partizani, 41-115

Studenti (pushim)

Renditja: Flamurtari 8 pikë, Tirana 8 pikë, Partizani 8 pikë, Elbasani 7 pikë, Studenti 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Barleti Basket 4 pikë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN