MENU
klinika

Horoskopi, e diel 13 nëntor 2022

Dashi

Marsi do jete planeti me i favorshëm për sektorin e dashurisë dhe do ju beje qe te përjetoni ndjesi si asnjëherë me pare. Do ndiheni te plotësuar si asnjëherë me pare. Beqaret me ne fund do mund te fillojnë një lidhje sekrete, por mjaft interesante. Buxhetin do duhet te keni edhe me shume nen kontroll ne mënyrë qe te mos keni asnjë lloj tronditjeje.

Demi

Ne çift nuk do i duroni me detyrimet dhe kërkesat e shumta te partnerit. Gjithsesi kujdes! Nëse largoheni shume nga ai do e keni te vështirë t’i rregulloni gjerat. Beqaret nuk do humbin fare kohe. Do pranoni propozimet qe do iu bëhen pa hezituar fare. Me e rëndësishme për ju është te përjetoni kënaqësi. Me shpenzimet duhet te bëni kujdes. Situata financiare do jete e paqëndrueshme.

Binjaket

Atmosfera për çiftet do jete konfliktuale. Ka shume mundësi qe ju te debatoni me partnerin për gjera te parëndësishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet! Beqaret do te ndihmohen shume nga Urani, i cili mund te sjelle edhe një dashuri shume te bukur. Mos e lini këtë mundësi t’iu ike nga duart. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe te gjitha këto fale pakujdesisë suaj. Merrni masa!

Gaforrja

Dashuria do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do bashkëpunoni me partnerin dhe do e bëni jetën tuaj me te lumtur. Kujdes vetëm nga skenat e xhelozisë te cilat mund te prishin gjithçka. Beqaret do kenë një takim te rëndësishëm. Mos u bëni impulsive dhe kontrollojini emocionet. Me financat mos kërkoni te bëheni menjëherë te pasur. Hidhini hapat dalëngadalë dhe do ia arrini.

Luani

Marrëdhënia me partnerin do jete shume e mire. Te dy se bashku do “luftoni” me disa probleme dhe kjo do iu afroje me tepër me njeri tjetrin. Dëshirat romaneske te beqareve do fillojnë te konkretizohen. Do iu jepen mundësi për njohje te reja. Përfitoni sa me shume! Për sa i përket situatës financiare, fale taktikes dhe delikatesës qe iu rrethon, do mund te kaloni çdo problem. Bravo!

Virgjeresha

Dielli do ju sjelle lumturinë ne çift gjate kësaj dite. Ai do iu nxite te përmirësoni marrëdhënien tuaj me partnerin dhe te ndiheni me te qete. Nëse zemra juaj është e vetmuar, bashkëpunimi i planetëve me njeritjetrin do iu sjelle takime mjaft interesante. Ku i dihet, ndonjëri mund te shkoje edhe deri ne martese. Sot do bëni një pune e cila do iu sjelle mjaft fitime. Hiqini ato mënjanë!

Peshorja

Ata qe janë ne çift do mundohen te verifikojnë aftësinë e tyre për te joshur, por kjo do i çoje ne fillimin e një aventure te re. Mos kujtoni se kjo dashuriçkë nuk do ketë pasoja tek ekuilibri i lidhjes suaj. Beqaret nuk duhet te presin mrekulli këtë here. Vetëm disa prej jush, te ndikuar nga Venusi do kenë njohje te reja. Financat nuk do jene te këqija, por nuk është momenti për shpenzime te mëdha.

Akrepi

Sot do kërkoni te dominoni mbi te dashurin e zemrës duke i imponuar mënyrën tuaj te të vepruarit. Kujdes! Me këtë sjellje jo vetëm qe mund te lindin konflikte por rrezikoni edhe ta lëndoni partnerin. Beqaret do ndihmohen shume nga Dielli, i cili do iu premtoje një dite shume te mire për dashurinë. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes nga Neptuni. Mos bëni shpenzime te mëdha.

Shigjetari

Sot te gjithë ata qe janë ne një lidhje do mundohen vetëm t’ia kalojnë mire me atë qe kane ne krah, pa menduar për pasojat apo te ardhmen. Beqaret nga ana tjetër do e shtojnë me shume listën e personave qe do joshin. Zgjidhni te duhurin sepse do i keni te gjitha mundësitë. Financat nuk do jene aspak te mira, por papritur dikush do iu ofroje ndihmën e tij te vyer. Përfitoni!

Bricjapi

Sektori i dashurisë për çiftet do jete i favorizuar nga planetët. Lidhja juaj do jete me e qëndrueshme dhe ju do ndiheni mire pranë te dashurit tuaj. Beqaret do jene mahnitës dhe do bëjnë për vete atë qe duan. Do jete një dite shume e bukur! Plutoni do iu mbroje ne sektorin financiar. Do keni shume fat. Përfitoni sa me shume, por tregohuni ne çdo moment edhe vigjilente.

Ujori

Dita duket shume premtuese për ata qe janë ne çift. Venusi do iu beje t’i shijoni gjithë kënaqësitë qe iu jep te qenit ne një lidhje. Dashuria për beqaret do shkoje mire dhe ju do kaloni momente te mrekullueshme. Dilni, pranoni ftesa dhe argëtohuni sa me shume te mundni. Ne planin financiar do e keni te vështirë ta përmirësoni situatën pas problemeve qe keni pasur. Beni durim!

Peshqit

Nëse lidhja juaj është e qëndrueshme, dita e sotme do jete e mbushur me ngrohtësi dhe sensualitet. Ata qe kane pasur probleme, mund te fillojnë edhe aventura te reja, pasojat e te cilave do jene te renda. Nen ndikimin e te gjithë yjeve, beqaret do bien ne dashuri. Sharmit te tyre nuk do iu beje balle askush. Financat do jene te qëndrueshme.