MENU
klinika

“Ëndërroja të bëhesha aviator”

Rrëfimi ndryshe i Ilir Metës! Kreu i PL-së kujton me nostalgji fëmijërinë

06.11.2022 - 22:19

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ndryshe ka folur për fëmijërinë e tij, të cilën sot e kujton me nostalgji.

Në një intervistë në emisionin “Dola te Ola” në News24, ish-kreu i Shtetit thotë se ka qenë shumë i lidhur me fshatin dhe se kur shkontë në fshat ndihej i lirë.

Ai thotë se kur ishte i vogël ëndërronte që të bëhej aviator.

“Ka qenë një fëmijëri e jashtëzakonshme. Në një moshë të tillë nostalgjia bëhet më e madhe. Për prindërit, për gjyshërit dhe gjyshet që mungojnë, për xhaxhallarët, për hallat.

Më shumë i lidhur unë kam qenë me fshatin edhe me Skraparin. Pavarësisht se ne kemi ardhur shpejt në Tiranë, unë gjithmonë në pushimet e verës shkojë në fshat dhe kisha një lidhje të fortë me gjyshërit dhe xhaxhallarët. Unë ndihesha shumë i lirë në fshat. Në Tiranë, prindërit e mi ishin mësues dhe ishin shumë kërkues dhe ata donin që unë të isha i rregullat. Lirinë e gjeja kur ikja larg tyre. Ka pasur raste kur kam ikur nga shtëpia pa lajmëruar prindërit. Në verë rrallë shkoja në plazh me prindërit dhe shkoja në fshat. Luftarak që i vogël,. Sepse babai ishte ushtarak dhe më merrte tek shkolla Skënderbej dhe unë ëndërroja të bëhesha aviator dhe shikoja Skënderbegasit dhe ata më dukeshin shumë të mëdhenj”, tha ndër të tjera Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Krizat i ke shpikur vetë”/ Presidenca i përgjigjet Bashës

“Kur të takohesh me Metën do e pranosh se 7×7 bëjnë 49”