MENU
klinika

Vuçiç e mohon: Qëndruan se iu luta unë

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës u bë me urdhër të Beogradit?

06.11.2022 - 22:51

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka quajtur “lëvizje tektonike” tërheqjen e zyrtarëve serbë të veriut të Kosovës nga institucionet e Kosovës. Ai në një adresim të dielën mbrëma, që e quajti “për popullin”, ka mohuar se Beogradi zyrtar ka shtyrë serbët në veri të Kosovës të tërhiqen nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, këtë e thonë vetëm ata që nuk duan t’ia dijnë për atë që siç tha ai, po kalojnë serbët këto ditë.

Vuçiç pohoi se në të kaluarën ishin të paktën 20 raste kur serbët deshën t’i braktisnin institucionet e Kosovës, por siç tha ai, lutjet e tij për të mos e bërë këtë, u dëgjuan.

Vuçiç përmendi edhe gjakderdhjen, që sipas tij, ishte afër të ndodhte në fund të qershorit kur Qeveria mori vendim për targat.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi