MENU
klinika

Në 'sitë', dy anije që u nisën nga Amerika Latine

Zbarkojnë në Durrës agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit

07.11.2022 - 09:41

Ndërkohë që nuk është zbardhur ende ngarkesa me kokainë e ardhur nga Ekuadori, gjatë ditës së djeshme në portin e Durrësit kanë zbarkuar agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit të ndihmuar edhe nga Forcat e Rendit të Policisë së Durrësit.

Kontrollet e shtuara në portin më të madh të vendit vijnë për shkak të dyshimeve se një sasi e konsiderueshme droge e llojit kokainë është nisur me kontejnerë nga Amerika Latine.

Sinjalizimet për këtë kanë ardhur pas përgjimeve të telefonave celularë ndaj personave të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës.

Kontejnerët konsiderohen me risk të lartë dhe për këtë arsye në terren kanë zbarkuar hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Shënjestër e kontrolleve dyshohet të jenë dy anije të ardhura njëra nga Italia në drejtim të Durrësit dhe tjetra nga porti grek i Pireut.

Hetimi përfshin përgjime të punonjësve të portit, dy prej të cilëve të arrestuar pasi nuk konstatuan në skaner lëndë narkotike dhe u desh qeni i antidrogës për ta zbuluar. Sakaq, Prokuroria po heton të gjithë stafin e portit të Durrësit, pasi mënyra se si u zbuluan 33.5 kg kokainë ishte dyshuese pasi nuk u konstatua nga punonjësit e skanerit.

MASA E SIGURISË

Gjatë ditës së djeshme, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë prej personat e arrestuar në lidhje me ngarkesën e kapur mes bananeve prej 33 kilogramë kokainë.

Kështu, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për një afat 45-ditor për administratorin e kompanisë së bananeve “Bana King”, Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë si dhe për dy punëtorët e kompanisë koncesionare të skanimit në portin e Durrësit, përkatësisht Alban Naziraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator skaneri në Portin e Durrësit si dhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, të cilët akuzohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikim kompjuterik”.

Në kërkim u shpall shtetasi Trifon Murataj, 53 vjeç, banues në Tiranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Sipas Policisë, vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit. Kontejneri me banane u nis më shumë se 21 ditë më parë nga Ekuadori për llogari të kompanisë “Zico” në pronësi të biznesmenit Murataj.

Pas nisjes nga Ekuadori, anija është ndaluar në portin e Panamasë, Cristobal dhe më pas në Greqi për të vijuar në portin Goia Tauro në Itali e përfundimisht në portin e Durrësit. Përveç të kompanisë “Banaking”, në anije kanë qenë edhe kontejnerët e një kompanie tjetër që tregton banane.

Sinjalizimi për lëndën narkotike u mor nga partnerët, të cilët kanë informuar autoritetet shqiptare për një sasi të konsiderueshme kokaine. Megjithatë, deri tani janë zbuluar vetëm 33.5 kg kokaine dhe oficerë të Antidrogës e kanë kaluar në skaner edhe kontejnerë të tjerë me banane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


33 kg kokainë në ngarkesën me banane

Kush është pronari i kompanisë i shpallur në kërkim

33.5 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit

Avokati tregon ku ndodhet presidenti i “BanaKing”


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin