MENU
klinika

Daçiç: Duhet të ‘hiqen maskat’!

Një marrëveshje e heshtur mes Albin Kurtit dhe SHBA-BE?

07.11.2022 - 12:22

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklaruar se nëse vendet perëndimore nuk mund të merren me kryeministrin Albin Kurti, ato sipas tij, ose janë të pafuqishme ose “tregojnë se kanë marrëveshje të heshtur me të”.

Daçiç tha për RTS-në se askush në Serbi nuk beson se BE-ja dhe Perëndimi “nuk mund të merren me kryeministrin Kurti”

Ai ka shtuar se duhet “të bien maskat” dhe të shihet nëse ka ekzistuar Marrëveshja e Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë

“Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund t’i japin fund Kurtit, atëherë kjo është ose nga pafuqia e tyre, ose nga pëlqimi i tyre i heshtur. Unë i them BE-së se është obligim i tyre ta formojnë Asociacionin, jo vetëm obligim i Kurtit. Ne do të donim që e tërë kjo situatë të zgjasë sa më shkurt. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen, për të protestuar në mënyrë paqësore”, tha ai, raporton Koha.

Të hënën, deputetët serbë i dorëzuan dorëheqjet e mandateve të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Na detyron të njohim pavarësinë e Kosovës”

Daçiç kundër planit franko-gjerman: I papranueshëm për Serbinë


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin