MENU
klinika

Kur parashikohet shpallja e fituesve?

Akademia e Shkencave shpall kandidatët për çmimet kombëtare

07.11.2022 - 13:58

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shpallur listën e kandidatëve për çmimet e mëdha shkencore kombëtare që jepen nga kjo akademi.

Çmimi i madh i albanologjisë që jepet për studiues të huaj që i janë kushtuar gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare u akordua vitin e kaluar, në mbarim pritet të ndahen 3 çmimet e mëdha: çmimi “Eqrem Çabej”, çmimi “Petrit Radovicka” dhe çmimi “Aleks të kuvendit ndërkombëtar të studimeve albanologjike. Ndërkohë në fund të muajit dhjetor Buda” për kërkuesit e rinj.

Pas shqyrtimit të hollësishëm të dokumentacionit shoqërues të veprave që janë paraqitur nga kandidatët për konkurrim për të tre çmimet, juria ka vendosur të vijojë procedurat e parashikuara për shqyrtimin shkencor dhe ka publikuar listën e veprave të kualifikuara për fazën e mëtejshme të vlerësimit, përzgjedhjes dhe nominimit.

Brenda javës së fundit të muajit nëntor do të shpallen veprat e nominuara dhe gjatë dhjetorit do të realizohen ligjëratat përuruese. Shpallja e fituesve parashikohet në dhjetëditëshin e fundmë të muajit dhjetor.

I. Për çmimin “Eqrem Çabej” (renditje alfabetike):

Adem Bunguri: Vegla bakri dhe sëpata bronzi në Shqipëri dhe Kosovë;
Albert Doja: Ardhja e antropologjisë në Shqipëri;
Anastas Angjeli e Adrian Civici: Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit; Përballë krizës – sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike; Drejt një krize të re – Energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve (triptik);
Apollon Baçe: Qyteti dhe qytezat ilire, vëll. I, II;
Beqir Meta: Historia e shqipëtarëve gjatë shek. XX, vëll. II, III, IV;
Emine Sadiku: Gramatikë e shqipes si gjuhë e huaj;
Emine Sadiku e Meleq Shopi: Gegërishtja veriore dhe ajo jugore;
Fatmir Toçi: Arbëreshët mes realitetit dhe mitit;
Suzana Varvarica-Kuka: Simon Rrota, piktori i nostalgjisë së një realiteti të humbur;
Shpresa Gjongecaj, Trésors de monnaires antiques trouvés en Albanie.

II. Për çmimin “Petrit Radovicka” (renditje alfabetike):

Gjovalin Gruda: Relievi strukturor i Shqipërisë;
Nazim Gruda: Advances in horticultural soilles culture;
Rigers Bakiu: Molecular evolution of aquatic organisms’ biomarkers.

III. Për çmimin “Aleks Buda” (renditje alfabetike):

Andi Hoxhaj: Politikat e BE për luftën kundër korrupsionit;
Brikena Shkodra: Retracing late Roman – early Byzantine Dyrrachium;
Ermal Baze: Jeta agrare në komunitetin e Shkodrës gjatë shekullit XV (një vështrim socio-ekonomik);
Hysnie Haxhillari: Caktuesori në gjuhët e Ballkanit;
Liburn Jupolli: OCTO – instrumenti i ri inovativ bashkëkohor;
Majlinda Rama: Poezia bashkëkohore shqipe;
Mikaela Minga: Tingujt që rrëfej, tingujt që rrëfehen;
Teuta Toska: Parashqevi Qirjazi dhe viti i saj 1919;
Xhelil Koleci: An overview of current approaches to cattle deseases

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale