MENU
klinika

“Kavaleria Rustikana”

Perla e zhytur në pasion dhe hakmarrje në skenën e Operas

07.11.2022 - 14:00

Rrëfimi tragjik për trekëndëshin e dashurisë, për traditën që ndërthuret me pasionin dhe dashurinë, urrejtjen dhe hakmarrjen, treguar në operën “Kavaleria Rustikana” nga Pjetro Maskanji, do të shfaqet më 11 nëntor me fillim në ora 20.00.

Në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet nën dirigjimin e Ivan Eminoviqit, në regji të Xhandomeniko Vacari nga Italia, skenograf është Zoran Nikollovski, kostumograf është Elena Donçeva, koncert mjeshtër është Jane Bakevski, kor mjeshtër: Gjurgjica Dashiq dhe Jasmina Gjorgjeska.

Në shfaqje marrin pjesë solistët: Bllagica Pop Tomova në rolin e Santucas, Zoran Sotirov si Turidu, Boris Trajanov si Alfio, Nikolina Janevska në rolin e Lolas, Marika Popoviq në rolin e Nënës Luçija, Kori dhe Orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

“Kavaleria Rustikana” është operë perlë e zhytur në pasion dhe hakmarrje si motive kryesor lëvizës dhe është një nga titujt e operës ndër më të preferuarat dhe më të shfaqurat në skenat botërore të operës deri më sot.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale