Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë sot në një konferencë për mediat, pasi situatë së krijuar në veri të vendit.
Ndër të tjera ai tha se të gjitha reagimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për situatën e fundit në veri të vendit, janë si pasojë e kundërshtimit të draft-dokumentit franko-gjerman për dialogun.
“Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit. Janë intensifikuar kërcënimet dhe përpjekjet e Vuçiçit për destabilizimin e situatës në vendin tonë dhe këto kërcënime janë praktikisht të orientuara në drejtim të qytetarëve të vendit tonë nëpërmjet ngjalljes së frikës dhe panikut. Kjo tregon qartë që presidenti i Serbisë koordinohet me Rusinë e Kinën ndërsa gënjen e zhgënjen SHBA-në dhe BE-në. Institucionet po vazhdojnë me realizimin e lehtësuar të procesit të regjistrimit të targave ilagele në ato RKS – të shtetit tonë të pavarur, përfshirë edhe zbatimin e sekuencuar të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 28 tetor 2022”, ka theksuar Kurti.