MENU
klinika

Kuçovë

5 mijë familje ‘të dënuara’ në bashkëjetesë me puset e naftës

02.12.2018 - 15:09

Puset e naftës në Kuçovë mbeten një ndër shkaktarët e ndotjes së mjedisit, por edhe sëmundjeve që prekin banorët e këtij qytetit.

Kryetari i Bashkisë shprehet se ka gati projektin për rehabilitimin e zonës naftëmbajtëse, por për të mungojnë fondet.

Janë rreth 5 mijë familje në Kuçovë që bashkëjetojnë me puset e naftës, pasi kanë ndërtuar shtëpitë në zonën prodhuese të naftës.

Këto puse dikur në numër 900 janë kthyer në një problem shqetësues për banorët pasi shkatërrimi i tyre ndër vite ka bërë që acidet dhe gazrat të përhapen kudo.

kucove-konica.al
kucove-konica.al

Ndotja mjedisore këtu është lartë, ndërsa një numër jo i vogël i banorëve vuajnë nga sëmundje të mushkërive apo rrugëve të frymëmarrjes.

Përpjekjet për rehabilitimin e kësaj zone dhe zgjidhjen e problematikës nuk kanë munguar nga Bashkia e Kuçovës.

Kryetari i këtij institucioni, Selfo Kapllani, thotë se projekti është gati, por mungojnë fondet për zbatimin e tij.

“Ky projekt mendohet që ta riaftësojë plotësisht këtë territor sepse kemi jo vetëm ujërat sipërfaqësore, por edhe ujërat nëntokësore, të cilat për shkak të shumë viteve që janë aty janë kontaminuar dhe sigurisht që ndikojnë në mjedis.”

Sipas kryetarit të Bashkisë, problemi më i madh konstatohet në zonat rurale e sidomos në Njësinë Administrative të Kozares.