MENU
klinika

"Kënaqësi të takohesha me kryeministrin"

Ambasadorja e SHBA-së në OKB reagon pas takimit me Ramën

07.11.2022 - 19:33

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja shkruan se ka qenë kënaqësi të takohej me kryeministrin, teksa më tej ka zbardhur dhe detaje lidhur me këtë takim

Ajo bën me dije se ka falenderuar kryeministrin Rama për partneritetin e palëkundur të Shqipërisë, veçanërisht përballë kërcënimeve nga agresioni rus dhe aulmeve kibernetike iraniane.

“Kënaqësi të takohesha me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa, shënojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, e falenderova për partneritetin e palëkundur të vendit të tij, veçanërisht përballë kërcënimeve nga agresioni rus dhe sulmet kibernetike iraniane”, shkruan ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbështetje financiare për sigurinë kibernetike"

Presidenti Biden, mesazh falenderimi Presidentit Begajt

Nga tensionet në veri të Kosovës, tek ndihma për Shqipërinë

Takimi i Presidentit me ambasadoren e SHBA në OKB!

"Të pritëm me diell por na duhet shi!"

Rama pret me batuta ambasadoren e SHBA në OKB