Një lajm bombastik erdhi këtë pasdite nga Anglia, me Liverpool që u nxorr në shitje nga John Henry, i cili duket se ka zgjedhur të heqë dorë nga klubi i njohur anglez pas 12 vitesh.
Menjëherë në ishull filluan spekulimet se kush do të jetë presidenti i ri i klubit, me 5 miliarderë të mundshëm që përfliten se kanë nisur kontaktet për të siguruar aksionet.
‘Sir’ Jim Ratcliffe – Është emri i parë që përflitet për të siguruar aksionet e një nga klubet më të suksesshme në Europë. Njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe shfaqi interes për të blerë Chelsea përpara disa muajve dhe gjithashtu është përpjekur për të blerë dhe Manchester United më parë, por dështoi. Ai është presidenti i klubit të Nice në Francë dhe kështu pritet të bëjë dhe një ofertë tjetër.
Muhsin Bayrak – Është miliarderi turk i cili zotëron kompaninë e tij, “AB Group Holding”. Ai gjithashtu ishte një nga personat të cilat u mundua të blinte Chelsea pas largimit të Abramovich, por më pas u tërhoq. Tani ai ka sërish mundësinë për t’u bërë pjesë e futbollit, me një tjetër klub të madh si Liverpool.
Billy Beane – Nga një lojtar bejsbolli, në pronar të Oacland Athletics në Kampionatin Kombëtar të Bejsbollit në Amerikë. Ishte gjithashtu një nga kandidatët për të blerë Chelsean, por dhe ai u tërhoq. Ai gjithashtu ka lidhje të mira me “RedBird Capital”, kompani që gjithashtu ka pasur aksionet të mëdha te Liverpool dhe për këtë arsye shihet si një nga kandidatët e mundshëm.
Elon Musk – Një nga personat më të pasur në planet, i cili së fundmi ka marrë aksionet e plota të “Tëitter”. Shihet gjithashtu si një pretendentë për të marrë aksionet e Liverpool. Me anë të një statusi disa kohë më parë, ai u shpreh se do të blinte Manchester United, por familja Glazers ende nuk ka ndërmend që të dëgjojë asnjë ofertë për klubin historik anglez.
LeBron James – Legjenda e NBA momentalisht zotëron 2% të aksioneve të Liverpool dhe me statusin miliarder, ylli amerikan i basketbollit mund të synojë seriozisht për të siguruar aksionet e plota të klubit anglez. Edhe pse shihet si pretendenti me më pak shanse për t’u bërë president i Liverpool, sërish është një nga kandidatët e mundshëm.