Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, duke paralajmëruar Aleksandër Vuçiç se “shqiptarët do reagojnë si komb i vetëm”.
Berisha i kërkoi të mos mbështetej tek Rama, të cilin e konsideron si vasal të presidenti serb, duke theksuar se “shqiptarët e dinë se ai është vegël i Vuçiç dhe tradhtar i kombit”
“Dua të theksoj se në çdo rrethanë Vuçiç duhet ta ketë të qartë se shqiptarët do reagojnë si kombi vetëm, dhe të mos llogarisë asgjë tek vasali i tij në Tiranë, Rama sepse shqiptarët e kanë të qartë se përfaqëson një vegël të tij, një tradhtar të kombit shqiptar”, tha ish-kryeministri gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar.