Milan vijon të ndjekë nga pranë Armando Brojën, në sytë e Maldinit dhe stafit drejtues shihet si zëvendësuesi ideal i dyshes Ibrahimovic-Giroud. Në të njëjtën kohë, Chelsea po monitoron nga pranë situatën me Rafel Leao.
Blutë kërkojnë të përfitojnë nga mungesa e firmës mbi kontratën e re, po përpiqen të joshin portugezin për ta transferuar në Londër. Gjatë verës u paraqitën me një ofertë prej 80 milionë euro, por për të siguruar shërbimet e Leaos duhen të paktën 120 milionë euro, ose të përfshijnë në marrëveshje Brojën, për të ulur kostot.
Pavarësisht se në Itali insistojnë me këtë version, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano shprehet i bindur se Chelsea nuk ka ndërmend të lë të lirë Brojën, për më tepër gjatë merkatos së janarit:
“Broja është pjesë e rëndësishme e Chelsea-t për të ardhmen, për këtë arsye i ofruan edhe një kontratë të re në shtator, nuk ka asnjë shans që Chelsea të lë të lirë Brojën”, u shpreh Romano i pyetur mbi këtë temë.