MENU
klinika

Zbulohet data

Qeveria shqiptare seancë të përbashkët me qeverinë e RMV

08.11.2022 - 20:21

Qeveria shqiptare dhe qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë një mbledhje të përbashkët 14 nëntor.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve INA, e cila njofton se në seancën e sotme, mazhoranca maqedonase, me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, ka shqyrtuar dhe ka miratuar Informacionin për mbajtjen e seancës së dytë të përbashkët të Qeverive të RMV-së dhe Shqipërisë.

Mbledhja e dytë mes dy qeverive mbahet me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

“Qeveria, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për mbajtjen e mbledhjes së dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Mbledhja është paraparë të mbahet më 14 nëntor të vitit 2022, në Shkup”, thuhet në deklaratën e qeverisë së RMV-së.