MENU
klinika

Bundesliga, Java 14

“Tenis” i Bayern, “blindon” vendin e parë

08.11.2022 - 23:29

Bayern Munchen nuk fal në shtëpi, duke mposhtur bindshëm Ëerder Bremen me rezultatin 6-1. Me këtë sukses, bavarezët jo vetëm mbajnë kreun e renditjes, por duke përfituar edhe nga humbja e Dortmund, thellojnë diferencën me ndjekësit.

Vendasit e zhbllokuan takimin që në minutëmn e 6-të me Musiala. Ëerder vendosi menjëherë ekuilibrat me Jung. Ekipi i Nagelsmann fitoi një penallti. Ekzekutimin e 11-metërshit e mori përsipër Chuopo Moting, i cili gaboi.

Gjithsesi, bavarezët brenda fraksionit do realizonin 3 herë me Goretzka dhe me dopietën e Gnabry. Në pjesën e dytë, Gnabry hipotekoi tripletën, pati kohë edhe për Tel. Kampionët e Gjermanisë renditen në vendin e parë me 31 pikë, ndërsa kundërshtarët e sotëm janë në vendin e shtatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN