Zvicra publikoi listën e lojtarëve që do të jenë të grumbulluar për Kupën e Botës Katar 2022, mes të cilëve ishin dhe tre shqiptarë, dy kapitenët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, si dhe i riu Ardon Jashari.
Megjithatë, jashtë liste mbetet Andi Zeqiri. 23-vjeçari, i cili luan në radhët e skuadrës së Basel, nuk është marrë në Kupën e Botës nga trajneri Murat Yakin.
Edhe pse lojtari me origjinë shqiptare ishte pjesë e edicionit të kualifikueseve duke u aktivizuar në katër ndeshje, ai nuk do të jetë pjesë e kombëtares helvete në Botëror.
Për Zeqirin kishte interes konkret dhe përfaqësuesja e Kosovës, që në qershor të 2022 postoi një foto të tij me uniformën dardane, por në fund sulmuesi ndryshoi mendje dhe vendosi që të veshë fanellën e Zvicrës.