Inter është rikthyer te fitorja menjëherë pas humbjes në Torino ndaj Juventus dhe këtë e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar në shtëpi 6-1 ndaj Bologna-s. Ky sukses erdhi me përmbysje dhe zikaltrit ngjiten në vendin e katërt me pikë të njëjta me Lazion e vendit të tretë.
Nënkampionët e Italisë e panë veten në disavantazh pas 22 minutash lojë, pasi greku Lykogiannis realizoi. Ekipi i Inzaghit përmbysi llogaritë që në pjesën e parë, me golat e Dzeko, Dimarco dhe Martinez.
Në pjesën e dytë, argëtimi zikaltër nuk u ndal por sërish u tund rrjeta bolonjeze nga Dimarco, Calhanoglu dhe Gosens. Çerek ore lojë edhe për Asllanin.
WOW. Dimarco what a goal! pic.twitter.com/1pvmIOumJZ
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) November 9, 2022
Inter kështu hakmerret në një farë mënyre ndaj Bolognas, skuadër e cila i hoqi atyre titullin kampion nga duart në fitoren 2-1 në sezonin që shkoi.