MENU
klinika

EFL Cup

City mposht Chelsean dhe kalon më tej, eliminohen tre “big”

09.11.2022 - 23:57

EFL Cup prodhon surpriza që në raundin e 1/16-ave, pasi tre skuadrat më të mëdha të Londrës, Chelsea, Tottenham e Arsenal i kanë dhënë lamtumirën, duke u eliminuar shumë herët.

Blutë e Londrës patën një trasnfertë të vështirë përballë Manchester City-t dhe rezistuan vetëm në pjesën e parë, ndërsa më pas pësuan dy gola, duke u eliminuar. Titullar në këtë takim ishte edhe Armando Broja, që nuk arriti të lërë gjurmë. Pep kurseu sërish Haaland.

Zhgënjeu edhe Arsenali, që u mposht në shtëpi me rezultatin 1-3 nga Brightoni i De Zerbit dhe i dha lamtumirën EFL-së, ndërsa Tottenhami i Antonio Contes u mposht 2-0 nga Nottingham Forest, duke mbyllur rrugëtimin që në këtë fazë. Liverpool-Derby shkoi në shtesë.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin