MENU
klinika

Afera me inceneratorin e Elbasanit

SPAK mbyll hetimet për ish ministrin Lefter Koka

10.11.2022 - 12:52

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dosja e mbyllur hetimore u është dorëzuar avokatëve mbrojtës të të pandehurve, të Lefter Kokës dhe Klodian Zotos. Gazetari i Report Tv Sokol Dema njofton se tashmë i takon avokatëve të cilët kanë 10 ditë kohë të bëjnë pretendimet e tyre në lidhje me këto përfundime që më pas dosja të paraqitet në GJKKO dhe kjo e fundit të vendosë kalimin për gjykim apo jo në seancë paraprake.

Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që ka masa sigurie edhe për Pëllumb Abeshin, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratoritm ish drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit, Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Serafin Papa: Ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit.

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar, thonë burimet, është edhe ai i Fierit.

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit

14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;

3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;

1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;

8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka

VOA: Opozita mbështet SPAK-un në thellimin e hetimeve

Skandali i inceneratorëve/ SPAK nis serinë e arrestimeve!

VOA: Lista e personave që do përfunojnë në pranga vijon me…

Çfarë tha Alqi Bllako në gjykatë?

“Jam beqar, por bashkëjetoj dhe kam 3 fëmijë”