MENU
klinika

Muaji i Isopolifonisë

Në listën e pasurive gojore të njerëzimit

10.11.2022 - 16:03

Muaji nëntor konsiderohet si muaji i isopolifonisë pasi në 25 nëntor të vitit 2005 kjo mrekulli e kulturës shqiptare është përfshirë në listën e pasurive gojore të njerëzimit, të mbrojtura nga UNESCO.

DRTK Gjirokastër si një ndër promotoret, mbështetëset e kulturës dhe elementeve kulturore, organizoi sot një takim me mjeshtrin e isopolifonisë, Roland Cenko, i dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh i Isopolifonisë” si dhe me fëmijë të shkollës “Naim Frashëri”, si një ndër shkollat që ka nxjerrë ndër vite breza të cilët e duan isopolifoninë.

Në fjalën e tij, drejtuar të rinjve, mjeshtri u shpreh se isopolifonia është e vjetër sa vetë historia jonë. “Është folur e përmendur nga shumë njerëz që e kanë dashur vendin tonë. Është studiuar nga gjuhëtarë e mbledhës folklori, dhe sot mund të themi se është një ndër krenaritë dhe pasuri e rrallë e jona”, tha mjeshtri Cenko, duke bërë thirrje që brezat ta çojnë para me punë, vullnet dhe dashuri.

“Isopolifonia popullore shqiptare” është në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO. Juria Ndërkombëtare e mbledhur në Paris nga data 21-24 nëntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura të propozuara për t’u përfshirë në listën “Kryevepër e njerëzimit”, propozime të bëra në rrugë zyrtare nga shtete të ndryshme në çdo anë të botës duke plotësuar dosjet dhe kriteret e shpallura për këtë qëllim.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale