MENU
klinika

Muzeu Hebraik shqiptar

Hapësirë dialogu mes brezash

11.11.2022 - 19:23

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, mori pjesë në konferencën shkencore “Un luogo sicuro in Europa”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Ambasada shqiptare në Romë, Universita degli Studi Roma 3 e të tjerë partnerë të linjës.

Duke marrë fjalën në këtë takim, Margariti foli për historinë e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës II Botërore.

“Historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët njihet shumë pak dhe është detyra jonë që t’ua përcjellim brezave të rinj, jo si një histori krekosjeje dhe heroizmi, por humanizmi”, tha ministrja.

Margariti tha se në Vlorë, aty ku ka ekzistuar komuniteti më i madh hebraik, bashkë me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim do ngremë Muzeun Hebraik Shqiptar.

“Ndaj dhe sot, në Vlorë, në një nga qytetet, ku ka ekzistuar komuniteti më i madh hebraik, ku shqiptarë e hebrenj kanë fqinjëruar për shekuj, bashkë me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim po ngremë Muzeun Hebraik Shqiptar, që nuk nis me Luftën II Botërore, por shumë më herët, që në fillimet e erës sonë, kur hebrenjtë gjetën strehë në trojet tona”, tha ajo.

Margariti theksoi se, ajo do të jetë një qendër, më shumë se një muze, do të shërbejë si një hapësirë dialogu mes brezash, për të përcjellë atë çka kemi më të mirë.

“Ky muze është e shkuara, por edhe e tashmja dhe e ardhmja. Ky muze janë prindërit tanë, jemi ne, janë fëmijët tanë”, u shpreh ministrja.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale