12.11.2022 - 16:02
Revista e udhëtimit Wanderlust u kërkoi lexuesve të tyre të vlerësonin destinacionet më tërheqëse në Europë.
Kroacia u rendit në vendin e 5-të, duke u cilësuar si një nga destinacionet më të dëshiruara evropiane në ceremoninë e 21-të të çmimeve prestigjioze Wanderlust Travel Awards, të organizuar nga revista britanike e udhëtimeve Wanderlust, ndërsa Dubrovniku u shpall si qyteti më i dëshiruar nga turistët.
Sipas një deklarate të fundit nga Bordi Kombëtar i Turizmit Kroat, Kroacia arriti t’ia kalonte vendeve si Austria, Zvicra, Portugalia, Gjermania dhe Skocia.
Shtetet më të dëshirueshme (Evropë)
Greqia
Spanja
Franca
Italia
Kroacia
Zvicra
Skocia
Gjermania
Portugalia
Austria.