MENU
klinika

Protesta Berisha-Meta

PS: Porosia për sot nga Moska ishte të mos dënohej agresioni rus në Ukrainë dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan

12.11.2022 - 21:52

Vjen reagimi i parë nga PS për protestën e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK!

Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp”, shkruan Taulant Balla.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”