Sot kudo ku jetojnë hebrenjtë, përfshirë edhe në Shqipëri dhe Kosovë, nisi festa e Hanukah
Sot në Izrael dhe kudo ku jetojnë hebrenjtë, përfshirë edhe në Shqipëri dhe Kosovë, nis festa e Hanukah, Festivalit të Dritave.
Këtë vit ajo nis në mbrëmjen e së dielës së 2 dhjetorit 2018 dhe përfundon në mbrëmjen e së hënës, më 10 dhjetor. Sipas kalendarit Hebraik, ajo fillon ditën e 25-të të muajit Kislev.
Edhe në Tiranë nisën festimet, me ndezjen e qirinjve apo dritave në shandanin – Hanukia – simbolik të kësaj feste.
Familja e Sokol (Solomon) Pirrës, me origjinë hebreje kreu ritualin e festës Hanukah, pranë biznesit të tyre (Eurogold) në kryeqytet ku pranë hyrjes së tij ka një shandan të madh.
Hanukah është një festë që simbolizon fitoren e Makabenjve mbi ushtrinë greke-siriane të udhëhequr nga Antioku, si dedikim ndaj Tempullit të Dytë që u përdhos gjatë pushtimit greko–sirian.