MENU
klinika

E thotë vetë Ronela Hajati!

“Mendoj se duhet të shkoj përsëri në Eurovision”

13.11.2022 - 11:59

Pavarësisht kritikave dhe komenteve negative që ka marrë, Ronela Hajati do ta përfaqësonte Shqipërinë përsëri në Eurovision.

Kështu është shprehur vetë këngëtarja në një postim të fundit në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ka ndarë disa foto dhe video nga koncerti i fundit që ka mbajtur në Londër, ku mes të tjerash shkruan: “Eurovizioni ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, ndonjëherë mendoj se duhet ta bëj përsëri”

Disa kohë më parë përmes disa statuseve në Twitter, këngëtarja e cilësoi Euovisionin si një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj. Më tej ajo bëri një lutje për të gjithë ndjekësit e saj, të cilëve iu kërkon të mos shpërndajnë më urrejtje dhe negativitet.

“Ok…. Kjo është gjëja e fundit që do të flas për Eurovisionin. Ajo ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës time. Pasi u skualifikuam, vrapova tek balerinët e mi, u përqafuam dhe dolëm për të kërcyer. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, artistë që i dua shumë! Dhe për fansat e mi:

Më pëlqen njerëzimi dhe kemi ardhur në këtë botë për ta bërë jetën më të bukur. Ju lutem ndaloni së shpërndari urrejtje, negativitet në komente. Muzika është bërë për t’i bërë njerëzit të bien në dashuri, të kërcejnë dhe të harrojnë problemet. Njerëzit këcyen me këngën “Sekret”, inskenim i mirë ose jo, dhe ajo ishte çfarë unë kisha ëndërruar dhe më shumë.”- shkroi këngëtarja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga drama Bora-Donald tek humbja e Hueydës

Ngjarjet më të bujshme të showbizz-it shqiptar në 2021


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën