13.11.2022 - 20:29
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur ditën e sotme në Stamboll, ku deri më tani raportohet se 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa 81 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
“Lutjet tona janë për familjet e viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi vdekjeprurës në Stamboll, këtë pasdite. Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon cënimin e njerëzve të pafajshëm!”, shkruan presidenti Begaj në Twitter.