MENU
klinika

Prezantojnë festivalin 'MOISIU'

Teatrot shqiptarë bëhen bashkë

13.11.2022 - 20:37

Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të organizojnë Festivalin e Teatrit Shqiptar – MOISIU.

Siç njofton TKK, ky festival ka marrë mbështetje të plotë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë.

Pra, teatrot kryesore shqiptare bashkë-organizojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet me 12 trupa teatrore.

Ky festival është emruar në bazë të artistit të madh shqiptar të teatrit evropian – Aleksander MOISIU!

Ky festival do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë!

“Nga 16-27 nëntor 2022 në Shkup ju ftojmë në festen tonë të madhe teatrore”, thuhet në postimin e TKK-së.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale