MENU
klinika

"Nuk blihen, as dhurohen!"

Rreth 80% e shqiptarëve nuk kanë lexuar libër vitin e fundit

13.11.2022 - 20:44

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se sa libra kanë lexuar shqiptarët në Shqipëri, gjatë vitit 2022, 74.8 për qind e tyre, janë përgjigjur asnjë.

Ndërkohë, vetëm 7.6 për qind kanë lexuar një libër, 11.8 për qind e tyre kanë lexuar 2-3 libra, 2.7 për qind kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3 për qind më shumë se 5 libra.

Kjo shifër rritet kur vjen puna për të blerë libra, pasi 78.2 për qind e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër përgjatë vitit 2022. Ndërkohë, 7.2 për qind e shqiptarëve kanë blerë vetëm 1 libër, 10 për qind e tyre kanë blerë 2-3 libra, 1.9 për qind kanë blerë 4-5 libra dhe 1.9 për qind e tyre kanë blerë më shumë se 5 libra.

Shumica shqiptarëve jo vetëm që nuk blejnë libra, por as nuk dhurojnë. 74.8 për qind e të pyeturve nuk kanë dhuruar një libër, ndërkohë që pozitivisht janë përgjigjur vetëm 25.2 për qind e tyre. 74.1 për qind e shqiptarëve nuk kanë marrë një libër dhuratë dhe vetëm 25.5 për qind kanë marrë.

Gjetjet janë realizuar gjatë periudhës 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale