“U ndjeva i tradhtuar!” Cristiano Ronaldo në një intervistë të bujshme për Piers Morgan te “The Sun” ka folur hapur dhe ka shpjeguar se cfarë ka ndodhur tek United, ku tashmë “divorci” është i pashmangshëm në janar.
“Unë jam konsideruar delja e zezë e tufës! Madje, jo vetëm nga trajneri, por edhe ata 2-3 përreth. Mendoj se edhe vjet nuk më donin.” Një deklaratë e bujshme kjo e yllit portugez në prag të Kupës së Botës që do të startojë më 20 nëntor.
“Ndihem i tradhtuar nga Manchester United. Klubi u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm trajneri, por edhe djemtë e tjerë që janë përreth klubit. Ndihemi i tradhtuar. Ndjej se disa njerëz nuk më donin mua këtu te Manchester United dhe nuk bëhet fjalë vetëm për këtë vit, por edhe sezonin e kaluar.
View this post on Instagram
Unë nuk kam respekt për Ten Hag, sepse ai nuk tregon respekt për mua, kështu që është e thjeshtë. Asgjë nuk ka ndryshuar këtu që nga largimi i Alex Ferguson.
Kur vendosa të kthehesha në Manchester, ndoqa zemrën time. Fergusoni më tha: ‘Është e pamundur për ty të shkosh te City’. Dhe unë thashë: ‘Ok, shef’ … kështu, u ktheva. Por asgjë nuk ka ndryshuar këtu. Progresi është ZERO”, deklaroi ndër të tjera Ronaldo.
Më pas, ai godet Rooney: “Nuk e di pse më kritikon kaq keq… ndoshta sepse ai e përfundoi karrierën e tij dhe unë ende po luaj në nivele të larta. Nuk do të them se po dukem më mirë se ai, por më shumë gjykoni vetë.”