MENU
klinika

"Trixës i duhet burrë, jo legen"

Mos vallë Albërije thumboi Donaldin me deklaratën e saj?

14.11.2022 - 10:49

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj ka qenë së fundmi e ftuar në “Zemër Luana”. Ndër të tjera, gjatë lojërave dhe pyetjeve, ajo zbuloi edhe mashkullin ideal që duhet të jetë në krah të Beatrix Ramosaj.

‘Një djalë me vlera njerëzore duhet të ketë në krah sepse Trixa është një vajzë e ciltër, nuk mund të them që është naive, por e pastër si kristali. Një burrë, jo legen. Një burrë me “rr” të fortë, jo me “r”’ tha Albërija.

Mirëpo, a ishte ky një kunj apo thumb për Donald Veshajn?

Më herët, Albërija ka folur më shumë rreth Beatrix Ramosaj, mbesës së saj. Sipas saj, komentet në rrjetet sociale kanë ndikuar mjaft negativisht dhe e kanë bërë Trixën të kalojë momente të vështira. Albërija ka përfituar nga rasti të japë mesazhin e saj në lidhje me këtë temë.

“E vërteta e gjithë kësaj situate të pakëndshme, është se njerëzit asnjëherë nuk ulen të mendojnë një situatë të dikujt tjetër. Një vajzë si Beatrix është shumë e brishtë, disa vajza dhe djem i përjetojnë pak më ndryshe situatat. Trixa është një vajzë shumë e çiltër, e keni parë të gjithë, është një vajzë e padjallëzuar dhe e përjetoi shumë, sepse përveçse na bombarduan të gjithëve, u bullizuam të gjithë. Në rastin e Beatrixit, unë nuk e kam kuptuar se ishte një gjë që nuk ishte asgjë, thjesht vërshimet e atyre njerëzve me ato komente negtive e kanë bërë të kalojë momente të vështira. Bullizimi online është më i dëmshëm se ai përballë, është shumë herë më i rëndë. Beatrix është shumë e butë dhe shumë delikate në çdo vendim, por një super talent, një vajzë bukuroshe dhe për këtë duhet vlerësuar dhe jo t’ia humbasësh të gjitha vlerat tjetrit”- u shpreh ajo.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat