Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, ministrja e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Bisera Konstanovska- Stojchevska, ka njoftuar për marrëveshjen për bashkëpunit në kthimin e ikonave që në mënyrë të paligjshme kanë dalë nga shteti maqedonas.
“Kjo është arritur pas 9 vitesh punë të përbashkët dhe rregullimit të legjislacionit”, u shpreh Bisera Konstanovska- Stojchevska.
“Me këtë akt Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po e rendisin veten në krahun e vendeve të drejtë, në krah të vendeve që ecin me parimet europiane dhe kjo është fryt i një pune të gjatë të zhvilluar mes të dy vendeve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme” , tha ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti.
Ministria e Kulturës në kuadër të përafrimit të legjislacionit drejt integrimit europian dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara, ka ndërmarrë hapa për ndalimin e trafikimit të pasurive kulturore. Gjithashtu është ngritur edhe një shkollë me ekspertë të dy vendeve për zbulimin e origjinës së këtyre artefakteve të trafikuara.
“Kjo marrëveshje sot finalizohet falë punës së shumë institucioneve”, shtoi Margariti, duke theksuar se është nënshkruar një marrëveshje edhe me Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i cili ka besuar në forcën e Shqipërisë.
Ministrja Margariti tha se Shqipëria po ecën me hapin e kohës dhe me sfidat e vendeve të mëdha, si Franca e Anglia, të cilat kanë kthyer artefakte të trafikuara, respektivisht në Afrikë dhe Turqi.