Së bashku me Asllanin, në konferencën për shtyp ishte edhe mesfushori i Panathinaikos, Enis Çokaj, i cili pohoi se në grupin kuqezi ka harmoni dhe të gjithë janë gati për t’u përballur me Italinë.
TRANSFERIMI – “Kisha disa vite te Lokomotiva e Zagrebit, tani jam pjesë e një prej ekipeve më legjendare në Greqi. Shpresoj të marr minuta dhe të kthehem titullar te Panathinaikosi dhe Kombëtarja.”
KOMBËTARJA – “Komunikimi dhe marrëdhëniet me shokët e skuadrës janë shumë të mira, jemi si familje. Rezultatet janë çështje fati. Ndeshja me Italinë është e madhe, por të gjithë jemi gati, gjithmonë.”
THIRRJA – “Secili duhet të japë 100% në Kombëtare, ambientimi do edhe kohën e vet, por besoj se me kalimin e kohës do ambientohemi shumë mirë.”
PANATHINAIKOS – “Pak e vështirë përshtatja, isha blerja e fundit e klubit, por me punë dhe stërvitje do të kthehem titullar i skuadrës.”
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë të martën pasdite seancën e fundit stërvitore para Italisë, ndërsa të mërkurën në orën 20:45 do të luhet sfida në “Air Albania”.