15.11.2022 - 12:52
Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në lagjen 16 në qytetin e Durrësit.
Siç shihet nga pamjet automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur në hyrjen e një dyqani, pranë rrugës Hysen Mushketa.
Mjeti drejtohej nga një shtetase, e cila ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në dyert e një butiku rrobash.
Sipas informacioneve kjo shtetase nuk posedonte leje drejtimi.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes.