03.12.2018 - 09:18
6 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar janë ndaluar nga policia kufitare.
Emigrantët, origjina e të cilëve nuk bëhet e ditur, janë ndaluar në Kapshticë, në vendin e quajtur “Lugina e Refugjatëve”.
Katër prej tyre ishin gra dhe dy burra.
Policia i shoqëroi ata për në Spitalin e Bilishtit për kontrollet e nevojshme mjekësore, ndërsa pas marrjes së deklarimeve të tyre, do t’i nisë ata drejt Qendrës së Azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.