MENU
klinika

Autori i veprës së njohur “Kënga e sprapsme e Balës”

116 vjet nga vdekja e Gavril Dara i Riu

15.11.2022 - 17:32

Gavril Dara i Riu ka lindur në Palac Adriano të Sicilisë, më 8 janar 1826. Studimet i kreu në Seminarin arbëresh të Palermos. Vite më vonë mbrojti doktoraturën në drejtësi.

Më 1858 botoi fletoren letrare “Palingenesi” (përtëritja e jetës) dhe vite më vonë (1871-1874) drejtoi gazetën “La Riforma”, e cila botohej në Romë. Më 1864 shkroi një poemë prej 1300 vargjesh, e cila titullohej “Ana Maria“.

Pasioni i tij ishte poezia dhe folklori. Kështu ai ka lënë në dorëshkrim veprën “Kënga e sprapsme e Balës”, e cila është botuar e plotë në vitin 1906. Gavril Dara është marrë me gjuhësi, filozofi dhe arkeologji.

Ai ka vdekur në Girgeti, më 15 nëntor të vitit 1885.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale