Pak orë pasi mposhti Stefanos Tsitsipas në turneun ATP Finals, që po zhvillohet në Torino, tenisti serb Novak Djokovic ka marrë një lajm të mirë nga Australia.
Ish-numri 1 në botë, fitues 9 herë i grand slam të Australian Open, mund të udhëtojë në Melburn dhe të zbresë në fushë në janarin e vitit të ardhshëm. Djokovic nuk luajti këtë vit në grand slam e parë të vitit, pasi nuk u lejua për shkak s enuk ishte vaksinuar.
Ai udhëtoi në Melbourne, por qëndroi i izoluar në një qendër për emigrantë. Pas disa betejash ligjore, Djokovic u kthye pas në vendlindje dhe u dënua me 3 vjet, pasi kishte shkelur rregullat.
Por sot, Ministri Australian për Emigracionin, Andreë Giles, tha se ka vendosur që tenisti mund të udhëtojë për në Melbourne në janar, për të luajtur në Australian Open. Pra, qeveria e ka anuluar dënimin dhe ka autorizuar që tenisti serb të luajë në turneun e tij të preferuar, të cilin synon ta fitojë për të 10-n herë.