03.12.2018 - 10:20
Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare jashtë vendit.
Mësohet se presidenti merr sot pjesë në Samitin e Klimës “COP24” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në Katovicë të Polonisë.
Kreu i shtetit shqiptar pritet të mbajë një fjalim drejtuar homologëve të tij dhe qeverive pjesëmarrëse, në një samit të rëndësishëm si ky.