Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për serën me kanabis të zbuluar në Rërëz të njësisë administrative Kutalli, pak ditë më parë.
AMP ka nisur marrjen në pyetje të efektivëve të policisë, pasi ka dyshime se kanë pasur djeni se në sera përpunohej kanabisi dhe nuk e kanë raportuar aktivitetin kriminal tek drejtuesit e tyre.
Në sajë të këtyre hetimeve, pritet që në pyetje të merret zinxhiri komandues i policisë së Beratit, si dhe specialistët e policëve të zonës ku ndodheshin serat. Nga marrja në pyetje nuk përjashtohet as drejtori i qarkut, Edmond Tarkaj.
100 të arrestuar, mes tyre 80 gra. Ky është bilanci i një operacioni të forcave special në bashkëpunim me policinë e Dimalit kundër trafikut të kanabis.
Siç shihet dhë në pamje, gratë janë prangosur teksa ishin duke pastruar kanabisin.
Punishtja u zbulua në rrugë operative në fshatin Kutalli të Dimalit. Tafikantët e kishin ngritur shumë pranë zonës së banuar.
Hetimet e policisë kishin pak muaj që kishin nisur pas të dhënave që kishin siguruar në rrugë operative. Një grup oficerësh prej ditësh mbanin nën vëzhgim gratë, të cilat banojnë në zonët përreth.