MENU
klinika

16-27 Nëntor

“Ivanov”, starton Festivalin e Teatrit Shqiptar – MOISIU

16.11.2022 - 14:15

Teatrot kryesore shqiptare janë bërë bashkë për të organizuar Festivalin e Teatrit Shqiptar – MOISIU, i cili edhe fillon sot.

Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të prezantojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet me 12 trupa teatrore.

Ky festival është emruar në bazë të artistit të madh shqiptar të teatrit evropian – Aleksander MOISIU!

Ndërkaq, ky festival do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë!

Festivali do të fillojë sot, pra më 16 nëntor, me shfaqjen “Ivanovi” nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, për të përfunduar më 27 nëntor me shfaqjen “Tri motrat” nga Teatri Shqiptar i Shkupit.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale