03.12.2018 - 10:26
Të hënën kur për vizitë në Kosovë do të jetë Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, një grup i aktivistëve kanë organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.
Aktivistët kanë vënë një pankartë me mbishkrimin “Në Kosovë aplikohet reciprociteti, të nevojitet vizë për të hyrë në Kosovë”.
Ndryshe, Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.
Ai gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ardhja në Prishtinë
Johannes Hahn vjen në Kosovë për taksën 100%
Vizita në Prishtinë
Taksa ndaj Serbisë, sjell Hahnin në Kosovë
Përmbledhja ditore e rajonit