MENU
klinika

Miqësorja në “Air Albania”

Italia përmbys Shqipërinë që në pjesën e parë

16.11.2022 - 22:31

Është mbyllur pjesa e parë e miqësores mes Shqipërisë dhe Italisë, kur axurrët po fitojnë 1-2, duke përmbysur shifrat në “Air Albania”. Për herë të parë në histori, kuqezinjtë shënojnë në portën e Italisë dhe kjo ndodhi në ndeshjen e katërt mes tyre.

Pas disa tentativave të kuqezinjve, teksa kryen edhe dy goditje nga këndi, në minutën e 16-të vjen goli. Në një goditje dënimi, Ismajli fluturon mbi mbrojtësit e Italisë dhe me kokë mposht portierin Meret, i cili mbetet i palëvizur.

Por zgjat shumë pak festa kuqezi, vetëm 4 minuta. Pas një rivënie anësore, mbrojtja kuqezi nuk është e pozicionuar mirë dhe Di Lorenzo tund rrjetën duke barazuar shifrat. Në 25’ vjen përmbysja nga miqtë. Raspadori kalon me lehtësi Kumbullën dhe pason për Grifon, i cili i vetëm çon topin në portë.

Ndeshja vijoi me ritëm dhe kuqezinjtë u përpoqën të reagonin. Ndonëse patën dy mundësi të mira, nuk arritën. Nga ana tjetër, italinët ishin të rrezikshëm sa herë dilnin në kundërsulm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN