Edhe pse shënoi e para, Shqipëria u mposht me rezultatin 1-3 nga Italia, në miqësoren e luksit të zhvilluar në “Air Albania”. Në lidhje me këtë duel si dhe për të ardhmen, foli trajneri Edi Reja, që në prononcimin për mikrofonin e Tv Klan u shpreh:
“Në pjesën e parë patëm vështirësi në krahun e Bastonit. Në pjesën e dytë e ngritëm lojën, krijuam mundësi të mira për gol. Meritonim të paktën të kishim shënuar edhe një gol. Mund të kishte shkuar rezultati. Humbja 1-3 mund të them që ishte pak e rëndë.
Në qoftë se flasim për Pafundin, thonë që është Maradona i ri, më vjen keq që e pashë aq pak minuta. Ne po punojmë me të rinjtë, kemi futur Ardijan Bajramin në fushë. Unë kërkoj vazhdimisht për lojtarë të rinj.
Po punojmë gradualisht, do të vijnë edhe rezultat. Duhet të presim pak për lojtarë me peshë të madhe. Bajrami është lojtar me personalitet dhe cilësi të madhe.
Broja – Për karakteristikat që ka në Itali, do të ishte pak e vështirë, në Angli është më i motivuar dhe mund të piqet më shumë, duke luajtur te Çelsi. Ka më shumë për më shumë aktivizim. Po të vazhdonte si te Southampton do të ishte shumë më mirë.
E ardhmja – Kemi folur shpesh për të ardhmen. Që kur kam filluar të punoj si trajner nuk kam firmosur kontratën e re para përfundimit të kampionatit. Do të vendosë Duka në fund. Nëse jam i vlefshëm për projektin e Shqipërisë, ai do e vlerësojë dhe do më thotë.
Unë e kam provuar, por është shumë e vështirë, të flasësh dhe të mësosh shqip. Di pak fjalë, por është shumë pak. Këtu shumë shqiptarë flasin italisht. Nuk është se vuaj shumë. Në qoftë se do të vazhdoj me Shqipërinë, do të mësoj shqip”, u shpreh Reja.