MENU
klinika

Ku do të shtohen reshjet

Paralajmërimi i IGJEUM: Shtrëngata dhe përmbytje!

17.11.2022 - 10:56

Gjatë fundit të ditës së sotme do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në qendër të territorit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

RESHJET

Sot priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Sot (e enjte dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 19 °C

në vendet e ulëta: 10 / 18 °C

në vendet malore: 7 / 15 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë dt.16) dhe nesër (e enjte dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reshjet intensive në fundjavë

IGJEUM paralajmëron vërshime të lumenjve