Skuadra e Boston Celtics vijon të udhëheqë kreun e renditjes në Konferecën e Lindjes, duke fituar së fundmi 126-101 ndaj Atlanta Hawks jashtë fushe. 7 lojtarë të Boston realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin si armën më të fortë.
Por vendasit Young shënoi 27 pikë, por ishin të pamjaftueshme për të evituar humbjen. Celtics dominuan gjatë kohës ndeshjen. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi, vetëm 1 larg rekordit të këtij sezoni në NBA.
Po në Lindje fiton edhe Milwaukee Bucks, që mundi 113-98 Cleveland, ndeshje ku u dallua Lopez me 29 pikë. Antetokounmpo nuk ishte në ditën e tij më të mirë, pasi realizoi 16 pikë e 12 reborund. Sidoqoftë ai nuk luajti gjatë gjithë takimit. Bucks rikthehen te fitorja pas dy humbjeve radhazi, duke mbajtur vendin e dytë.
Në Perëndim, skuadra e Phoenix Suns mposhti 130-119 rivalët e Golden State, në një ndeshje me emocione. Curry realizoi 50 pikë për kampionët, por që nuk mjaftuan për të fituar. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 14 pikë. Interesant fakti se Warriors nuk kanë fituar asnjë ndeshje jashtë fushe këtë sezon.