Falë hulumtimit 9-vjeçar, shkencëtarët më në fund kanë zbuluar se si saktësisht sheqeri “ushqen” kancerin dhe e bën edhe më vdekjeprurës. E gjitha reduktohet në mekanizëm në të cilin qelizat e kancerit e metabolizojnë sheqerin. Pothuajse të gjitha qelizave në trup u nevojitet energjia dhe deri te energjia arrijnë nëpërmjet sheqerit në ushqimin të cilin e hamë. Qelizave të kancerit gjithashtu u nevojitet sheqeri në mënyrë që të rriten. Mirëpo, ato marrin dhe glukozë dukshëm më shumë sesa marrin qelizat e shëndetshme, si edhe shpejtësinë me të cilën fermentizojnë glukozën në thartirë qumështi.
Kjo është e njohur si ‘Efekti i Varburgut’ dhe shkencëtarët konsiderojnë që ai mund të ketë lidhje me rritjen e vrullshme të saj. Mirëpo, është vështirë të zbulohet a është simptomë ‘Efekti i Varburgut’ apo shkaktar i kancerit. Hulumtuesit kanë besuar që rritja e qelizave të kancerit mund të jetë e ngadalësuar duke ua zvogëluar sheqerin, mirëpo aktualisht nuk ekziston metodë me të cilën do të mund të bëhen “të uritura” këto qeliza prandaj është i rëndësishëm mekanizmi biologjik pas rritjes së metabolizmit të glukozës.
Në të ndoshta fshihet çelësi i të uriturit të qelizave të kancerit dhe i ushqimit.
Hulumtimi ynë ka treguar se si konsumimi i tepërt i sheqerit çon në shtimin e rritjes dhe përhapjes së kancerit. Kjo lidhje midis sheqerit dhe kancerit mund të ketë pasoja shkatërruese.
Ata kanë vërejtur se si degradimi i sheqerit është i lidhur me aktivizimin e proteinave Ras, të cilat stimulojnë shumëzimin e qelizave të tharmit, apo edhe qelizave të kancerit. Me fjalë të tjera, hulumtuesit kanë zbuluar që tharmi i cili ka pasur vrull të madh të sheqerit ka çuar deri në aktivizimin e tepruar të proteinave Ras, i cili pastaj u ka mundësuar qelizave të kancerit që të shumëzohen me shpejtësi të madhe.
Megjithatë, ata theksojnë që zbulimi shkencor nuk është e njëjta gjë si edhe zbulimi mjekësor dhe që janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme në mënyrë që rezultatet e tyre të mund të përdoren në luftën kundër kancerit. Që konsumimi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për shëndetin, kjo dihet.
Së fundmi, studiuesit e Columbia University në Nju Jork kanë publikuar në revistën shkencore “Cell” një studim, që tregon, se si influencon sheqeri mikrobiomën e zorrës së trashë tek minjtë e kjo madje me pasoja për sistemin imunitar. Në zorrën e trashë jetojnë bakteret, që janë përgjegjëse për rritjen e qelizave të caktuara të imunitetit, të ashtuquajturat qeliza ndihmëse T, ose më saktë qelizat Th17.